Ish kryeministri suedez: Millosheviqi do ta donte një zgjidhje si të Trumpit për Kosovën

12:11 | 29 Janar 2020
A. B.

Ish-kryeministri i Suedisë dhe përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, Carl Bildt ka goditur ashpër presidentin amerikan për marrëveshjet e fundit të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, atë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore që pritet të finalizohet në ditët në vijim.

Bildt përmes një postimi në Twitter, është shprehur shumë i sigurtë se një marrëveshje të tillë, do ta donte edhe ish-diktatori jugosllav, Slobodan Millosheviqin.

Postimi i tij i plotë në Twitter:

Jam përfundimisht i sigurt që Millosheviqi do të kishte dashur të njëjtën zgjidhje që Trump i ka bërë Kosovës. Forcat e sigurisë serbe të kenë nën kontroll gjithçka. Kufijtë. Hapësirën ajrore. Hapësirën dixhitale. Tregtinë. Asnjë makineri e rëndë e armëve nuk lejohet. Dhe natyrisht, disa të drejta të kufizuara për kosovarët. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme