Google ADS

Sheqerinska: Çdonjëri prej deputetëve ka hyrë në Kuvend për ta përafruar shtetin tonë në NATO dhe BE

11:36 | 29 Janar 2020
A. B.

Ministrja e Mbrojtjes sot duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të votohet Ligji për mbrojtje bashkërisht me Ligjin me Prokurorinë Publike nëse sigurohet 80 deputetë, ajo tha se “çdonjëri prej deputetëve ka hyrë në Kuvend me betimin dhe me obligim që ta përafrojë shtetin tonë në NATO dhe BE”.

“Ligji për Prokurori Publike, dje dëgjon edhe nga përfaqësues zyrtar të BE-së, është kyç në anëtarësimin tonë më të shpejtë, për nisje më të shpejtë të bisedimeve. Megjithatë, te Ligji për mbrojtje punët janë më të dukshme. Është hapi i fundit që de fakto na bën vend anëtar të NATO-s”, thotë Sheqerinska duke thënë se vazhdon të besojë se anjë deputet nuk do të vë bast me atë që Maqedonia e Veriut deri tani ka arritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë dy javëve të ardhshme, thotë Sheqerinska, po i bëjmë hapat kyç edhe për anëtarësimin tonë në NATO dhe për anëtarësimi tonë në BE dhe se Ligji për mbrojtje dhe Ligji për PP janë provim për çdo deputet dhe për çdo parti politike.

Sheqerinska ju bëri thirrje deputetëve që t’i harrojnë trysnitë partiake dhe t’i harrojnë edhe interesat partiake dhe të tregojnë se siguria dhe e ardhmja e këtij shteti janë primare.

“Dhe për këtë shkak pres që të kemi shumicë prej dy të tretave për Ligjin për mbrojtje. Historia do të gjykojë të gjithë ata që do të vendosin të jenë në anën e kundërt. Ligji për mbrojtje është realizim i ëndrrës tonë shtetërore”, thotëa Sheqerinska.

Sa i përket ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë s Veriut në NATO, ajo tha se lajmet që vinë nga Spanja janë pozitive.

“Pres që gjatë javëve të ardhshme ky proces i ratifikimit të përfundojë dhe presim që më 11 janar edhe Kuvendi ynë të jep dritë të gjelbër për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO”, u shpreh Sheqerinska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme