Alarmi për bombë, deklarohen nga “Skopje City Mall”

14:28 | 29 Janar 2020
Arbresh.info

Sot në qendrën tregtare ‘Skopje City Mall’ është dhënë një alarm për bombë.

Për shkak të këtij alarmi, të punësuarit dhe vizitorët e qendrës tregtare në Karposh të Shkupit janë evakuuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB njoftuan se në ‘Skopje City Mall’ është denoncuar se kanë njoftime për bombë ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar edhe njësitë për terrorizëm të cilët po hulumtojnë.

Nga ‘Skopje City Mall’ thonë se pas njoftimi për bombë, qendra tregtare ka mobilizuar të gjithë të punësuarit dhe menaxhmentin që t’i evakuojnë vizitorët dhe se për shkak të madhësisë së objektit, ‘Skopje City Mall’ gjatë vitit ka organizuar ushtrime për evakuim.

“Në këtë mënyrë ju përmbahemi standardeve botërore për siguri në qendra tregtore të tipit të mbyllur. I falënderojnë të punësuarit me ndihmën e të cilëve për më pak se 7-8 minuta i evokuam të gjithë”, njoftuan nga ‘Skopje City Mall’.

Ata shtuan se në evakuim morën pjesë pjesëtarë të MPB-s, shërbimet kundër zjarrit dhe ndihma e shpejtë.

“Hetimi po vazhdon, opinioni do të informohet zyrtarisht gjatë orëve në vijim”, shprehen nga “City Mall”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme