Google ADS

OBRM-PDUKM: Prokuroria të hulumtojë për paratë e Zaevit për të blerë vota

11:08 | 29 Janar 2020
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media kërkon që Prokuroria Publike të hulumtojë për paratë që sipas tyre, Zaevi i ka paguar për të blerë vota.

“Është e qartë se komandant Baci nuk e ka ndihmuar me vota në zgjedhje Zoran Zaevin për bukuri ose përshtypje artistike. Ose është bërë tregti me para ose është bërë tregti me interesat më të larta nacionale. Përgjigjen duhet ta japin organet e hetuesisë nëse arrijnë të çlirohen nga serviliteti i Jovevskit dhe Ruskovskës”.

“Krimet e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nuk kanë fund. I gjithë opinioni maqedonas e sheh fytyrën e vërtetë të kriminelit të falur Zoran Zaev. Sipas të dhënave të fundit të mediumit italian “La verita” Zoran Zaevi nga një ish komandant i UÇK-së ka blerë pesë mijë vota. Sipas “La Veritës”, marrëveshja është bërë falë Zahir Bekirit Çaush, i cili kishte komunikim të drejtpërdrejtë me shefin e LSDM-së, sepse në atë kohë ishte konsideruar si një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Çaushi ndikimin e tij e humbi në vitin 2016 kur gjatë një kontrolli të policisë te ai në shtëpi gjenden rreth 30.000 dokumente të rreme në mesin e të cilave pasaporta, letërnjoftime, por edhe armë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarët më 12 prill do ta gjykojnë Zoran Zaevin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme