Gruaja bukuroshe e tashmë basketbollistit të ndjerë, Vanessa dëshironte të kishte edhe një fëmijë të pestë.
Kobe Bryant kishte zbuluar se gruaja e tij, Vanessa dëshironte edhe fëmijën e pestë, shkruan TheSun, percjell portali arbresh.info
Ylli i NBA, i cili vdiq në mënyrë tragjike nga një aksident me helikopter të dielën (26 janar), pranoi në mars të 2019-ës se i pëlqen ideja që të mirëprisnin një djalë si çift.
Ai tha “Unë mendoj se ajo dëshiron një djalë më shumë se unë. Unë dua të kem vajza, jam super, super i emocionuar për këtë”.
“Ajo është po ashtu. Ajo dëshironte një djalë, që ai të mund të ishte djali i mamasë përgjithmonë. Të shohim nëse mund ta bëjmë, nuk e di”.
Kobe vazhdoi “Ajo është ashtu. Jo jo akoma, do të shohim”.
Kujtojmë se, Kobe dhe vajza 13-vjeçare Gianna humbën jetën kur helikopteri ku ata ishin në rënë gati 500 metra në vetëm 15 sekonda para se të binte në mal në Los Angeles. /arbresh.info/
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...