Google ADS

Telefoni i dytë i palosshëm nga Samsung, Galaxy Z Flip, shihet online para lansimit

07:44 | 29 Janar 2020
Arbresh.info

Jemi vetëm disa javë larg nga ngjarja e pranverës të Samsung, Galaxy Unpacked, e cila do të zhvillohet në 11 shkurt në San Francisko.

Kompania pritet të njoftojë një grup pasardhësish të Galaxy S10, që pritet të quhen seria Galaxy S20, por ka edhe një smartphone të ri të palosshëm në këtë mes.

Galaxy Z Flip do të jetë i palosshëm, në formë të guaskës. Falë WinFuture, Z Flip ka rrjedhur, duke mos lënë asgjë për imagjinatë. Telefoni do të ketë një ekran 6,7 inç 2636×1080, duke i dhënë një raport aspekti 22: 9.

Do të ketë një ekran Infinity O, që do të thotë se do të ketë një prerje në formë rrethore në pjesën e sipërme të ekranit për një aparat fotografik me 10MP f / 2.4.

Me sa duket, ekrani është bërë nga “Ultra Thin Glass”, i cili duhet të jetë më i fortë se xhami mbrojtës në Galaxy Fold. Ekrani i jashtëm është 1.06 inç me rezolucion 300×116, dhe do të jetë Super AMOLED. Sa i përket fuqisë përpunuese, pritet Snapdragon 855+ i vitit të kaluar, i cili u përfol më parë.

Do të vijë me 8 GB RAM dhe 256 GB UFS 3.0 të hapësirës së brendshme, e cila nuk është e zgjerueshme.

Sipas WinFuture, pajisja nuk do të ketë mbështetje 5G, megjithëse kjo bazohet vetëm në procesorin e telefonit, dhe meqë kemi parë telefona 5G mundësuar nga Snapdragon 855, gjithçka është e mundur.

Kamera e pasme është me thjerrëza të dyfishta, të dyja janë 12MP, dhe njëra prej tyre është ultra e gjerë. Sigurisht, kamera kryesore do të mbështesë kapjen e videove në 4K 60fps, megjithëse kamera e përparme do të mbështesë vetëm kapjen 4K 30fps.

Siç u përfol më parë, Galaxy Z Flip pritet të dalë në treg më 14 shkurt, duke filluar me çmim prej 1.400 dollarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme