Shumë gra në gjithë botën zgjedhin t’i ngrijnë vezët. Por, nëse jeni pop-yll ndërkombëtar, pse mos ta bëni këtë dy herë?
Rita Ora, këngëtare, modele, stiliste dhe anëtare jurie e konkursit të këngëve, e ka bërë pikërisht këtë, shkruan Grazia Daily, transmeton lajmi.net.
Rita, e cila bën 30-vjeç këtë vit, është ylli i radhës në kopertinën e revistës “Love”, ku tregoi për masat që ka marrë për t’u siguruar që mund të bëhet nënë një ditë.
“Unë do t’i dua fëmijët”, thotë ajo. “E dini se i kisha ngrirë vezët? Dy herë. Unë kam dy epruveta në dy ndërtesa të ndryshme, në vende të ndryshme, në rast se njëra nga ndërtesat shembet”.
Kjo nuk është hera e parë që Rita ka diskutuar në lidhje me ngrirjen e vezëve. Në vitin 2017, ajo tha se mjeku i saj e kishte këshilluar të vepronte në atë mënyrë.
“Pse nuk do t’i ruash ato tani dhe nuk do të duhet kurrë të shqetësohesh për to përsëri?”, kujton fjalët e mjekut këngëtarja.
Në fotosesionin e realizuar për revistën “Love”, Rita shfaqet duke u endur në shkretëtirë.
Pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018, Rita ka marrë pjesë në xhirimet e filmit Olivert Twist, ndërsa aktualisht është anëtare e jurisë në “The Masked Singer”.
Sipas Autoritetit të Fekondimit dhe Embriologjisë Njerëzore, 46 për qind e grave që ngrinë vezët e tyre ishin beqare. 77 për qind e grave që zgjodhën Klinikën e Grave në Londër midis 2012 dhe 2016 e konsideruan veten beqare.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...