Google ADS

Nesër qeveria në detyrë pritet të ndajë buxhet për ish-të burgosurit politik dhe të rinjtë e Bujanocit

21:26 | 28 Janar 2020
arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur ministrat në një mbledhje të mërkurën për të shqyrtuar 11 pika të rendit të ditës.

Mbledhja e qeverisë do të mbahet në orën 14:00.

Sipas rendit të ditës të siguruar nga arbresh.info, aty pritet të merret vendim për Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2020.

Një vendim tjetër që pritet të merret ka të bëjë me një kërkesë të Komunës së Bujanocit për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e projektit “Aftësimi profesional të të rinjve të Komunës së Bujanocit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme