Ambasadorit britanik, Nicholas Abbott vizitoi Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur

17:49 | 28 Janar 2020
A. B.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, vizitoi Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me ç ‘rast takoi bartësit e institucioneve qeveritare, të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Gjatë takimit, ambasadori Abbott u informua me infrastrukturën ligjore dhe institucionale , si dhe me angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe sfidat me të cilat përballet ky proces, duke theksuar në veçanti mungesën e ofrimit të informatave nga autoritetet e Beogradit.

Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, të angazhuar në këtë proces, vlerësuan lartë përkrahjen e Ambasadës Britanike, gjegjësisht Mbretërisë së Bashkuar, në vazhdimësi, e në veçanti pas vizitës së Princit Charles në Republikën e Kosovës, gjatë vitit 2016.

Ambasadori Nicholas Abbott, shprehu përkushtimin e Ambasadës dhe angazhimin e tij personal në përkrahjen e mëtejshme të këtij procesi, me theks të veçantë në adresimin e obligimeve që dalin nga ‘Deklarata e Përbashkët e Kryeministrave për Çështjen e Personave të Zhdukur’ të nënshkruar në Samitin e Londrës. /arbresh.info/

 

Të ngjashme