Sulmuesin e ri të Borussia Dortmundit, Erling Haaland e mbështet e gjithë vendlindja e tij, Norvegjia.
Golat e Haalandit me klubin gjerman i gëzojnë jashtëzakonisht shumë norvegjezët, por ato kanë një rëndësi të veçantë sidomos për pernsionistët atje.
Fondi Shtetëror i Pensioneve në Norvegji, një nga më solidët në botë me një kapital prej 800 miliard eurosh ka blerë në bursë 1.04% të aksioneve të Borussia Dortmundit. Si pasojë, vetëm nga transferimi i Haalandit ka fituar 260 mijë euro, ndërsa me çdo gol të tij, Borussia fiton, aksionet rriten dhe pensionistët norvegjezë kanë më shumë të ardhura.
Sulmuesi u transferua vetëm pak javë më parë në Bundesligë. Dortmundi shpenzoi 20 milion euro për ta blerë atë nga Salzburgu, ndërsa sulmuesi nënshkroi kontratë 4-vjeçare që i siguron përfitim prej 8 milionë eurosh në sezon. Shifra të rëndësishme, por që deri tani janë shpërblyer nga Haaland.
Në dy ndeshjet e para që ka luajtur si zëvendësues, ai ka shënuar 5 gola në 57 minuta. Ka realizuar një gol për çdo 11 minuta në fushë. Një mesatare e frikshme, që sjell siguri dhe pasuri edhe në financat e pensionistëve norvegjezë.
Mbijetuesja e Masakrës së Tulsas, voton për Kamala Harris
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri