Georgina Rodriguez gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e faqeve rozë gjatë pjesëmarrjes në evenimente të ndryshme, në të cilat e shoqëron partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.
Ajo ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të.
Ndër urimet e shumta që ajo ka marrë nga persona të famshëm, Georgina ka marrë një urim edhe nga kreatorja e njohur kosovare Lia Stublla.
Madje ajo e ka vënë urimin e Lia-s në InstaStory, si shenj falënderimi ndaj saj.
Kujtojmë që pak kohë më parë Lia kishte punuar një fustan për modelen e njohur Georgina Rodriguez.
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...
Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra so...