Google ADS

Gruaja në Sarandë sfidon të ftohtin, lahet në det në fund të janarit

15:20 | 28 Janar 2020
A. B.

Teksa Janari mund të konsiderohet edhe muaj më i ftohtë i vitit, ka edhe nga ata guximtarë që i drejtohen detit për të notuar.

Kështu ka ndodhur me një grua në Sarandë, e cila është filmuar teksa noton se detin e këtij qyteti.

Kemi parë disa raste ku burra në Vlorë apo në Durrës, notojnë në det, por kjo është një ngjarje e pazakontë dhe mund të thuhet se për herë të parë shohim një grua që noton në mes të dimrit.

Gruaja është e shoqëruar edhe nga djali i saj i vogël i cili shikon nënën e tij teksa noton, ndërsa vetë ecën në breg. Djali duke i pa shqetësuar dhe herë pas herë luan me guralecët në breg.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme