Google ADS

Kosova 3×3 edhe këtë vit garon në kualifikimet e FIBA Europe Cup

15:08 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të mbështesë Përfaqësuesen e Kosovës 3×3, në garat ndërkombëtare që do të ketë në vitin 2020.

Kosova 3×3 vitin e kaluar kishte debutuar në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ku ishte në grup me Slloveninë dhe Andorrën (1 humbje dhe 1 fitore). Pas debutimit historik, Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 do të jetë pjesëmarrëse edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup për vitin 2020.

Këto kualifikime do të mbahen në Konstanca të Rumanisë.

Garat kualifikuese do të zhvillohen më 23-24 maj në Rumani.

Përveç Kosovës në këto kualifikime janë edhe Rumania, Bjellorusia, Zvicra, Republika e Çekisë, Sllovakia, Suedia, Austria, Greqia, Andorra, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia Veriore dhe San Marino.

Grupet do të përbëhen me tri ose katër skuadra. Fituesi i grupit do të kualifikohet në gjysmëfinale e më pas finalja. Fituesi do të kualifikohet në FIBA 3×3 Europe Cup, ku garat do të zhvillohen më 25-27 qershor në Antwerpen të Belgjikës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme