Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për medie sipas tyre për lidhjen që kanë Lëvizja Vetëvendosje me Organizatën terroriste “Syri Popullit”.
Anëtari i kryesisë së PDK-së Bedri Hamza në këtë konferencë kërkoi dorëheqjen e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca pasi që siç tha ai, Konjufca është një nga ideologët edhe kësaj organizate edhe po ashtu ka lidhje familjare edhe me njërin nga të dënuarit e kësaj organizate njëherit edhe ish-kandidat për deputet nga VV, Sadri Ramabaja.
“Nesër bëhen një javë që kur është dënuar organizata “syri popullit” dhe nuk ka asnjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje. Për PDK-në është e papranueshëm. Glauk Konjufca është një nga ideologët kryesor të kësaj organizate. Ai ka detyrim moral dhe institucional që ta sqaroj implimin e tij në këtë organizatë. Ai është i lidhur familjarisht me njërin nga protagonistët Sadri Ramabaja, ish kandidatin për deputet nga VV”, tha Hamza
Hamza po ashtu tha se Kosova nuk meriton të ketë në krye dikënd që ka lidhje me activist të organizatës “Syri Popullit”
“20 vite pas luftës Kosova nuk meriton të jetë në krye dikën që ka lidhje familjare dhe politike që ka lidhje me aktivist të organizatës “Syri Popullit”, tha Hamza.
“Kryetari Konjufca duhet të japë menjëherë dorëheqje që ta ruaj karakterin demokratik dhe ligjor të Kuvendit të Kosovës”, tha Hamza./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/183755863004158/
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...