Nigeria ndalon përdorimin e motoçikletave

12:34 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së aksidenteve dhe krimit.

Në ish-kryeqytetin dhe qendrën tregtare të Nigerisë, shtet në Afrikën perëndimore, Lagos, është vendosur ndalim për përdorimin e motoçikletave për shkak të rritjes së aksidenteve dhe krimit.

Në deklaratën e bërë nga qeveria e shtetit Lagos, thuhet se motoçikletat të cilat në vend quhen si “Keke” dhe përdoren si mjete transportuese, do të ndalohen duke filluar nga muaji shkurt në rajonet Ikeja, Lagos Mainland, Lagos Island, Apapa, Surulere dhe Eti Osa.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se ky vendim është marrë për të ndaluar aksidentet rrugore të cilat mes viteve 2016-2019 kanë shënuar rritje.

Në rajonet e ndryshme të vendit gjithashtu ishte ndaluar përdorimi i motoçikletave pasi bandat e armatosur shpeshherë përdorin këtë mjet për të realizuar sulme./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme