Televizioni N1 është ndër të vetmit në Serbi që kritikon pushtetin dhe që raporton për skandale e afera të ndryshme korruptive në të cilat përshihen institucionet në Beograd. Këto raportime duket se kanë filluar ta pengojnë kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic, i cili në mënyrë indirekte ka filluar luftën ndaj këtij televizioni.
Telekomi i Serbisë i cili është në pronësi të shtetit dhe një prej ofruesve të transmetimit me shtrirje më të madhe në Serbi ka vendosur që të largojë televizionin N1 nga lista e kanaleve që transmeton si pjesë e paketës “Supernova”.
Këtë vendim të tillë Telekomi i Serbisë e kishte arsyetuar kinse për kushte të papërshtatshme të kontratës që kishin lidhur, ndërkohë që shoqëria civile një gjë të tillë e lidh kryekëput me ndikimin e politikës, duke qenë se N1 është i vetmi televizion kritik ndaj qeverisë dhe partisë së Aleksander Vuçiqit.
E duket se vetëm largimi nga lista e kanaleve nuk ka mjaftuar. Web-faqja e televizioni N1 ka dalë jashtë funksionit për orë të tëra, që ka ardhur si pasojë e sulmeve të forta kibernetike.
Për një gjë të tillë ka njoftuar edhe vetë televizioni përmes një njoftimi në twitter ku tregohet se sulmet kibernetike kanë ardhur nga Kina.
“Faqja e N1 është sulmuar për disa orë rresht gjatë mëngjesit të së martës, dhe nuk ishte e qasshme. Sulmet kibernetike kanë ardhur nga Kina”, thuhet në njoftimin e televizionit N1.
Kulmi i irritimit të Vuçiqit me televizionin N1 kishte ndodhur gjatë një konference për media, kur gazetari i N1 e kishte pyetur Vucicin për skandalin e tregtisë së armëve në të cilin ishte përfshirë babai i Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.
Vuçiq dokumentin që i ishte prezantuar nga gazetari i N1 e kishte quajtur fabrikim, ndërkohë kishte folur me tone të larta në atë konferencë.
E për koincidencë pak ditë pas një interviste të tillë, Vuçiq kishte pasur një problem shëndetësor me zemrën. Mediat e afërta me pushtetin atje kishin drejtuar gishtin nga gazetari i N1, duke raportuar se si pasojë e asaj pyetje i është përkeqësuar Vuçiqit shëndeti.
Se Aleksander Vuçiq dhe partia e tij SNS ka shtypr dhe ka gërryer lirinë e medias në Serbi e thotë edhe raporti i ‘Freedom House.
Në këtë raport thuhet se pavarësisht që korniza ligjore garantojnë lirinë e medias, në praktik këto garanci nuk zbatohen dhe se liria e shtypit është gërryer nën pushtetin e Aleksander Vucicit.
“Gazetarët e pavarur dhe hulumtues përballen me sulme të shumta nga zyrtarë qeveritarë dhe ne media pro qeveritare. Sulme fizike kundër gazetarëve ndodhin çdo vit dhe kërcënimet me vdekje e frikësime janë një shqetësim serioze”, thuhet në raportin e Freedom House për lirinë e medias në Serbi të publikuar në vitin 2017.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...