Frika nga përhapja e koronavirusit, çifti kinez ndalohet në Durrës

12:05 | 28 Janar 2020
Arditë Shkodra

Një çift kinez që kishte mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit i janë nënshtruar kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse kanë qenë të infektuar me coronavirus.

Ndalimi i tyre për të kryer verifikimet është bërë të shtunën e kaluar.

Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar.

Ata kishin tre muaj që udhëtonin nëpër Evropë përpara se të vinin në Shqipëri.

Pas kontrolleve mjekësore janë lënë të lirë. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme