Filipçe: Aktorët e TKM-së janë skenuar me kamera termale, asnjëri s’ka pasur simptoma të koronavirusit

11:52 | 28 Janar 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se masat për siguri, nga arritja eventuale e koronavirusit në Maqedoni, janë të forta dhe tha se nuk ka nevojë për panik.

“Nëse vërehet ndonjë qytetar, hapi i parë nëse ai ka ardhur nga Kina dhe a ka pasur ndonjë kontakt. Nëse ka ndonjë rast, ekziston protokoll për izolim me veturë të posaçme të Ndihmës së Shpejtë. Ne edhe para skenimit kemi njohuri sa pacientë të infektuar mund të presim dhe kemi dyfish siguri. Ekipe e aktorëve të Teatri Kombëtar i Maqedonisë ishin 2.000 kilometra larg qytetit Vuhan, ato janë skenuar me kamera termale dhe asnjëri prej tyre s’ka pasur simptoma të koronavirusit”, tha Filipçe./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme