Presidenti Meta për Kadarenë: Kolos krijues me përmasa botërore, që na bën krenar

10:46 | 28 Janar 2020
A. B.

Shkrimtari, Ismail Kadare feston sot 84 vjetorin e lindjes.

Urimeve për këtë ditëlindje i është bashkuar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta shkruan se kjo është në datë e shënuar jo vetëm për Kadarenë dhe familjen e tij, por për mbarë kombin shqiptar.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur”, shkruan në urimin e tij Presidenti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme