Google ADS

Dy gjigantët spanjoll në garë për Paco Alcacer

10:23 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Valencia dhe Villareal janë duke garuar për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmund, Paco Alcacer.

Të dy klubet kanë nevojë për sulmues sepse Rodrigo Moreno është afër për t’iu bashkuar Barcelonës kurse Toko Ekambi u huazua te Lyon, transmeton portali arbresh.info.

Alcacer më herët ka qenë i lidhur me Atletico Madrid në afatin veror dhe thuhet se 26-vjeçari ka kërkuar nga klubi gjerman të largohet.

Alcacer, vlera e të cilit është 30 milionë euro dhe ka shënuar 23 gola në 17 ndeshje që prej kur iu bashkua Dortmund nga Barcelona vitin e kaluar.

Spanjolli më herët ka luajtur për Valencian gjatë viteve 2013-2016, pastaj u transferua në “Camp Nou”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme