Maliqi propozon rotacion në Kryesinë e Kuvendit për zgjidhjen e ngërçit politik

09:40 | 28 Janar 2020
Arditë Shkodra

Mos bërja e koalicionit qeverisës mes LDK dhe VV që nga zgjedhjet e 6 tetorit, ka futur shtetin e Kosovës në një ngërç politik.

Analisti politik, Shkelzen Maliqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nëse koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të duhej të tregonin kreativitet në zgjidhjen e ngërçit politik, shkruan arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik : Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme