Mikel Arteta ia mbyll derën Barcelonës: Dua që Aubameyang të jetë këtu

09:15 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta insiston që nuk ka plane për ta shitur sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Barcelona është duke kërkuar zëvendësimin e Luis Suarez, i cili është lënduar dhe nuk do rikthehet në fushën e blertë deri në prill, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni i Spanjës e sheh sulmuesin me prejardhje nga Gaboni si zëvendësuesi adekuat i uruguaianit.

Mirëpo, tekniku spanjoll ka deklaruar se Aubameyang nuk është në shitje.

“E dua Aubameyang këtu. Jam i lumtur me të dhe nuk mund të pres deri sa të rikthehet nga suspendimit”

Arsenal dje mposhti Bournemouth dhe u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, aty ku do të takohet me Portsmouth./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme