Rina Balaj sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

08:42 | 28 Janar 2020
A. B.

Ka tash e disa muaj që reperja nga Istogu, Rina Balaj, e ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me reperin Sin Boy.

Ndonëse ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe deri më tani jetoi në Greqi, tashmë duket se është rikthyer në Kosovë për të bashkëjetuar me partneren e saj, shkruan portali arbresh.info

Për Rinën sot është një ditë e veçantë, pasiqë feston ditëlindjen e saj të 21-të.

Ajo pranoi shumë urime nga familjarët dhe miqtë e saj këtë mëngjes të cilat pastaj i ripublikoi në Instagram.

Përveç jetës personale, të njëjtit janë duke punuar edhe në prurje të reja që do i sjellin së shpejti para publikut.

Ndërkohë që “Meredith” i Rinës ku në klip është edhe i dashuri i saj u prit mjaft mirë dhe ka kaluar shifrën e 2.2 milionë shikimeve në YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme