Dashi
Perqendrimin ne pune do ta keni të vështirë, pasi nuk do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore. Një marrëveshje pronësie mund t’ju sjellë fitime të mëdha. Së fundi keni pësuar zhgënjim nga lidhja juaj romantike, pasi partneri partnerja juaj është treguar shumë kërkues/e.
Demi
Aktivitetet sportive do t’ju bëjnë të ndiheni shumë mirë. Ka gjasa të shpenzoni para për arredimin e shtëpisë dhe kjo do të ndikojë dukshëm në gjendjen tuaj financiare. Merrini për bazë këshillat e të afërmve tuaj dhe mos i neglizhoni ato. Përpiquni ta bindni partnerin/partneren tuaj lidhur me një çështje të caktuar, përndryshe do të jeni në telashe.
Binjakët
Ekziston mundësia që sot të futeni thellë në mendime. Mos kritikoni veten për disa çështje që tashmë nuk kanë më vlerë. Merrini gjërat më lehtë dhe ecni përpara. Nëse ktheheni pas në kohë, nuk do të keni rezultatin që dëshironi.
Gaforrja
Përpiquni të dilni herët nga puna dhe të kryeni aktivitetet që vërtet i dëshironi. Ka gjasa që sot të keni disa përfitime financiare. Mos u përqendroni vetëm tek vetja juaj, por ndihmoni edhe të tjerët kur është e nevojshme.
Luani
Është e rëndësishme t’i nënshtroheni një diete të balancuar, në mënyrë që të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore. Kontrolloni tendencën për të shpenzuar shumë kohë dhe para për argëtim. Ekziston mundësia që të përjetoni momente të vështira në lidhjen tuaj romantike.
Virgjëresha
Dikush me ide dhe plane të mëdha mund të marrë vëmendjen tuaj. Përpiquni që të vërtetoni besueshmërinë e këtij personi para se bashkëpunoni me të. Prindërit e kësaj shenje ka gjasa të zhgënjehen, pasi fëmijët mund të mos plotësojnë pritshmëritë e duhura.
Peshorja
Përpiquni të gjeni kohë për t’u relaksuar. Gërmoni më shumë nëse dëshironi të zbuloni më shumë rreth një skeme investimesh. Merrni për bazë opsionin e familjes suaj para se të vendosni lidhur me një projekt të caktuar.
Akrepi
Mungesa e dëshirës për të vepruar gjatë ditës së sotme do t’ju bëjë viktimë të emocioneve. Ka gjasa të mos realizoni diçka që ju e dëshironi shumë, për shkak të pamundësisë financiare. Tregohuni më shumë bashkëpunues ndaj bashkëshortit/bashkëshortes suaj.
Shigjetari
Do të ndiheni të mbushur plot energji. Mos ia impononi dikujt mendimin tuaj, pasi nuk do të fitoni asgjë. Përkundrazi mund të krijoni një situatë të tensionuar. Mos hiqni dorë nga partneri/partnerja juaj për arsye të dobëta.
Bricjapi
Ekziston mundësia të kaloni një ditë të lodhshme. Mos bëni shpenzime të tepërta vetëm për të impresionuar të tjerët. Ka gjasa të marrë fund një periudhë e vështirë vetmie që mund të keni kaluar së fundmi. Mos i lejoni të tjerët të mësojnë shumë nga jeta juaj.
Ujori
Problemet financiare që mund të hasni sot do të zgjidhen shumë shpejt. Prioritet për ju sot duhet të jetë përqendrimi tek anëtarët tuaj të familjes. Nuk është dita e duhur për romancë, pasi do ta keni të pamundur të gjeni dashurinë e vërtetë.
Peshqit
Do të kaloni një ditë të qetë në punën tuaj. Nuk parashikohen vështirësi apo debate gjatë kësaj të marte. Sa i përket marrëdhënies në çift, do të kaloni një pasdite tepër të këndshme dhe me emocione.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...