Vazhdojnë bisedimet mes Georginas dhe producentit Amadues për ‘Sanremo 2020’.
Akoma pa nisur mirë “Sanremo 2020” po përballet me disa ngjarje të pakëndshme. Si fillim u tha se në prezantimin e festivalit italian do ishin 11 moderatore, në mesin e tyre edhe Alketa Vejsiu. Ishte Monica Belluci ajo e cila me anë të një deklarate për mediat u shpreh se nuk do prezantonte “Sanremo”.
Sikur mos të mjaftonte ky largim, partnerja e Cristiano Ronaldo në fillim nuk ra dakord me pagesën që i ofruan për prezantim ndaj për disa ditë ishte në pikëpyetje pjesmarrja e saj. Mirëpo duket se çështja është zgjidhur dhe Georgina Rodriguez ka vendosur të marrë pjesë. Ajo është fotografuar me producentin, Amadeus teksa bënin prova për festivalin. Nuk dihet nëse produksioni ka vendosur ta paguajë Georginën 140 mijë euro, shumë që u kërkua nga modelja apo kjo e fundit ka rënë dakord me pagesën e fillimit.
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...
Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra so...