Google ADS

Tottenham me ofertë të freskët për Piatek

22:37 | 27 Janar 2020
Arbresh Info

E ardhmja e sulmuesit të AC Milan, Krzysztof Piatek në “San Siro” ende nuk dihet.

Tottenham është duke shfaqur interesim të madh për polakun i cili shënoi katër gola në Seria A këtë sezon ndërsa një gol ën Kupën e Italisë.

Oferta e parë e Spurs është refuzuar nga “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.

Kjo gjë ka bërë që Spurs të prezantojnë një ofertë të re, e cila do t’i përmbajë kushtet e Milanit.

Besohet që këto dy ditë do arrihet marrëveshja, pavarësisht që Piatek me shumë mundësi nesër do luajë kundër Torinos në kuadër të 1/16-tës së Kupës së Italisë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme