Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike, duke mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 78:73 (19:21, 17:20, 23:20, 19:12).
Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe dramatike, ku Vreshtarët kanë bërë një rikthim të madh dhe triumfuan në fund. Takimi ishte shumë i rëndësishëm për shkak se po luanin dy skuadrat që duan të jenë në mesin e katër ekipeve më të mira në BIBL dhe para kësaj sfide kishin nga shtatë pikë.
Në çerekun e parë mysafirët për një nuancë ishin më të mirë dhe fituan 19:21, derisa në atë të dytë fitojnë 17:20, për të shkuar në pushim me rezultat 36:41. Vendasit u kundërpërgjigjën në çerekun e tretë, duke fituar 23:20, derisa dominuan në periudhën e fundit, duke arritur të barazojnë shifrat dhe kalojnë në epërsi në minutën e fundit, duke triumfuar në fund 78:73.
Te Rahoveci u dallua Darell Davis me 25 pikë, kurse te Vllaznia më i miri ishte Petar Kusovac me 27 pikë e pesë kërcime.
Tani Rahoveci ka dy fitore dhe pesë humbje, kurse Vllaznia një fitore dhe gjashtë humbje. Në ndeshjen e fundit, Vreshtarët do të përballen me Ibër Rozhajën si mysafirë, kurse shkodranët e presin Academic Bultex, që ka shtatë fitore në shtatë ndeshje./arbresh.info.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës