MFK mundëson hapjen e 200 pozitave për punë praktike për Gratë në Energji

20:33 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) ka lansuar projektin e dytë në kuadër të programit ‘Gratë në Energji”, të titulluar ‘Punë Praktike me Pagesë për Gratë në Energji’.

Qëllimi i këtij programi është tё mbёshtesё punёsimin e grave duke iu ofruar atyre përvojë në punë pratike me pagesë në institucionet publike, entitetet private, organizata jo-qeveritare dhe organizata ndërkombëtare që janë pjesë e sektorit të energjisë në Kosovë.

200 gra, përfshirë këtu studente të nivelit Master, studente në vitin e fundit të studimeve Bachelor dhe studente të diplomuara në tre vitet e fundit por të papunësuara, do të jenë përftuese nga ky projekt, në ndërkohë që MFK u ka bërë thirrje edhe institucioneve publike, organizatave dhe kompanive private në sektorin e energjisë në Kosovë për shprehje të interesit pët të ofruar vende për punë praktike me pagesë që do të ofrohet nga vet MFK.

MFK mbetet e përkushtuar të krijojë një mjedis të përshtatshëm për më shumë mundësi të përfshirjes gjinore dhe sociale dhe të ndihmojë në zvogёlimin e hendekut gjinor nё sektorin e energjisё në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme