Google ADS

Haxhiu flet për takimin e sotëm LVV-LDK

20:12 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Pa arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje ka përfunduar takimi i sotëm i krerëve të Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, por askush nga zyrtarët e pranishëm në takim nga subjektet politike nuk ka dalë të flasë para gazetarëve, që po prisnin epilogun para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku u mbajt takimi.

E pranishme në takimin e sontëm të liderëve të dy subjekteve politike, ka qenë edhe anëtarja e kryesisë së LVV, Albulena Haxhiu.

Në një prononcim për Abc News ajo tha se “takimi ka përfunduar pa marrëveshje, ndërsa u ra dakord që të vijohet me negociatat”.

“Siç e dini ka patur një takim mes LVV-LDK por ende nuk ka një marrëveshje për t’u njoftuar në publik. Në këto kushte, mbetet që të shihemi sërish”, tha ajo.

Takimi nisi sot pasdite në Kuvend rreth 16:30 dhe përfundoi rreth orës 19:00.

Kjo është java e fundit që ka në dispozicion Albin Kurti për të krijuar qeverinë e re në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.

Për të parë videon e prononcimit të Haxhiut klikoni KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme