Real Madrid mund të jetë pa yllin e skuadrës, Eden Hazard në derbin lokal ndaj Atletico Madrid.
29-vjeçari është duke u shëruar nga lëndimi në këmbë, gjë që ka bërë të humbas tetë ndeshjet e fundit në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, pavarësisht mungesës Reali ka arritur rezultate mjaftë të mirë dhe për momentin është lider në kampionatin spanjoll, tri pikë më shumë se lideri Barcelona.
Ndërsa gjithashtu janë ende në garë për trofeun e Copa del Rey dhe Ligës së Kampionëve.
Sipas AS, belgu mund të luajë vetëm si rezervë ndaj Atleticos, sepse trajneri Zinedine Zidane nuk do të rrezikojë që t’i bëhet ndonjë tjetër lëndim.
Kujtojmë që Reali do e pres Atleticon në “Santiago Bernabeu” të shtunën, kurse të mërkurën do zhvillojnë ndeshjen me Real Zaragoza në kuadër të Copa del Rey./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...