Sot në hapësirat e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” ka organizuar shënimin e ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, e cila mbahet për të përkujtuar viktimat e politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton arbresh.info.
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ishte pjesëmarrëse në këtë ceremoni, deklaroi se shqiptarët kanë qenë ata të cilët i hapen shtëpitë e tyre për hebrenjtë për t’i shpëtuar ata nga gjenocidi i nazistëve.
“Jo vetëm ne por e gjithë bota i kujton miliona hebrenj që u ballafaquan me vrasjen e nazistëve. Përveç këtyre ishin edhe romët, homoseksualet madje binjakët. E ndjejmë një dhimbje të tmerrshme. Holokausti ndryshoj botën duke ardhur si pasojë e urrejtjes se nazistëve. Holokausti nuk u zbatua nga liderëve por edhe qytetarëve që kanë urrejtje ndaj atyre që jenë ndryshe nga ne. Por për fat të mirë ka pas persona të ndërgjegjshëm e sidomos tek shqiptaret qe u munduan ti mbrojnë ata duke i strehuar në shtëpitë e tyre.”, u shpreh Jahjaga.
Jahjaga më tutje deklaroi se Kosova është shtet i cili mbron të gjithë qytetarët e saj pa marrë parasysh fenë dhe përkatësinë e tyre.
“Kosova është shtet i cili i mbron të gjithë qytetarët e tij. Vendi ynë është vend që toleron fenë. Në ruajmë tolerancën. Shqiptarët nuk heshtin ndaj shtypjes sepse e kemi përjetuar vetë. Ende në botë ka njerëz që janë ekstremistë të djathte edhe kjo bëhet në Evropë e cila u themelua për t’i dalë kundër shtypjes së njerëzve”, tha Jahjaga.
Ndërkaq Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip S. Kosnett, gjatë fjalimit të tij deklaroi se nuk mjafton vetëm të kërkohet barazi por edhe duhet të veprohet për të.
“Jemi këtu për t’i përkujtuar viktimat që janë shtypur për shkak përkatësisë se tyre etnike. Askush të mos mendon që e liga jeton gjithmonë. Nuk mjafton që vetëm të kërkojmë barazi por duhet të veprojmë. Kosova duhet të vazhdoje kështu me tolerancën ndaj feve sepse vetëm kështu do të jete vendi i paqes.”, tha Kosnett.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra, deklaroi se ende në botë ka persona që i urrejnë Hebrenjtë.
“Për çdo vit i kemi përkujtuar dhe do ti përkujtojmë gjithmonë. Urrejtja ndaj herbenjeve ende vazhdon të jetë aktive në botë. Faleminderit ish presidente për përkrahjen tuaj për ne. Faleminderit Ambasadori amerikan që po bëni unifikimin tonë, ndjehemi krenarë për angazhimin tuaj dhe SHBA-ve. “, tha Shkodra.
Ndryshe, në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte miratuar një rezolutë që shpallte 27 janarin, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit.
Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë