Në Shtëpinë e Kulturës” Mensur Zyberaj”, nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është mbajtur sot manifestim përkujtimor e kulturor, ky aktivitet është mbajtur në kuadër të “Flakës së Janarit” dhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi të rënë në fshatin Brestoc me 27 Janar 1990. Gjatë këtij aktiviteti është promovuar libri “Shtegtari i Lirisë”, i autorit Qemajl Krasniqi, kushtuar dëshmorit Nesimi Elshani.
Në fjalimin e tij të mbajtur kryetari Smajl Latifi ka thënë se para 30 vjetëve, Kosova ziente nga protestat dhe demostratat e popullit shqiptar, i cili edhe pse i lodhur dhe dërmuar nga robëria, përsëri qe ngritur në këmbë. Populli kërkonte lirinë e mohuar, përpiqej për çlirimin e vet nga zgjedha sllave. Lufta për liri kurrë nuk ishte ndalur.
“Në këtë vazhdë, vitet 1988, 1989, 1990 po shënonin një valë të re të zgjimit dhe mobilizimit popullor në përpjekjen e gjatë për liri kombëtare. Vëllezërit dhe motrat tona, kishin gjetur forma, mënyra dhe metoda për t’i shërbyer kauzës së çlirimit kombëtar, për t’i dhënë shpirt dhe përmbajtje rezistencës popullore. Në periudha të ndryshme historike, janari është muaji që skuqi me gjak të pastër tokën shqiptare. Kujtojmë Skenderbeun, Isa Boletinin me shokë, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, Skender Rexhepin dhe Fitim Durakun e shumë ngjarje që ishin si fill i kuq i ecjes së pandalshme në rrugën e lirisë dhe përparimit kombëtar”, ka thënë ndër të tjera në fjalimin e tij kryetari Latifi.
Ndërsa Nëntor Elshani, djali i Nisemi Elshanit, i cili në fillim ka falënderuar kryetarin e komunës për organizimin e manifestim përkujtimor duke thënë se dita e shtunë e 27 Janarit të vitit 1990, ndryshoj historinë. Dëshmorët dhe të plagosurit, që përkujtojmë sot, e përhapën energjinë e fjalëve liri dhe demokraci në të gjitha shtresat e popullatës.
Kurse Qemajl Krasniqi, autor i librit kushtuar dëshmor Nesimi Elshani me titullin “Shtegtari i Lirisë”, u shpreh se Nesimi Elshani ishte njeri ndër figurat qendrore te organizimit ilegal, jo vetëm në rrethin e Rahovecit, dhe paraprirjës i një epoke që do të ndryshonte fatin e shqiptarëve në hapësirat e tyre etnike, siç ishte lufta e armatosur çlirimtare. Kjo përmasë e tij atdhetare ka dominuar për disa vite me radhë mendimin politik tek ne, duke bërë që fjalët dhe veprat e tij të shërbejë si model atdhedashurie. Prandaj, jam i nderuar që më është dhënë besimi që të mbledh copëza jete për një veprimtar të këtyre përmasave kombëtare.
Për pjesën kulture e artistike janë përkujdesur nxënësit e Shkollës së muzikës ” Faik Sylka” në Rahovec.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?