Google ADS

Albulena Haxhiu deklarohet sikurse Agim Veliu

14:15 | 27 Janar 2020
M. A.

Takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar por ende nuk është caktuar se në sa ora do të mbahet takimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka rikonfirmuar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu teksa po hynte në zyret qendrore të partisë, shkruan arbresh.into.

Haxhiu para mediave theksoi se  në takimin e sotëm do të gjendet një zgjidhje për të arritur një marrëveshje.

“Mbetemi që këtyre ditëve përfshirë edhe sot të gjejmë zgjidhjen për të arritur marrëveshjen. Besoj se nëse ka vullnet e i cili deri tani nuk ka munguar do të arrihet”, ka përfunduar ajo.

Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërsa pas saj nënkryetari, Agim Veliu ka bërë të ditur se mund të arrihet një marrëveshje gjatë takimit të sotëm.

“Besoj se sot duhet të marrë fund ky epilog i koalicionit”, është shprehur Veliu./arbresh.info/

Ekskluzive: 6 pikat e ofertës së fundit të Albin Kurtit për Isa Mustafën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme