Albulena Haxhiu deklarohet për takimin Kurti-Mustafa

13:20 | 27 Janar 2020
arbresh.info

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, njëherit edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka konfirmuar një takim mes dy liderëve të partive.

“Ende nuk është caktuar ora kur do të mbahet takimi”, është shprehur Haxhiu, derisa po kalonte pranë selisë qendrore të partisë, raporton arbresh.info.

Takimin, që pritet të ndodhë sot ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe liderit të LDK-së Isa Mustafa, e ka konfirmuar vetë ky i fundit.

Mustafa po qëndron në zyrat e partisë bashkë me zsyrtarë tjerë të lartë të LDK-së për t’i dhënë përgjigje ofertës së fundit të Vetëvendosjes./arbresh.info/

Ekskluzive: 6 pikat e ofertës së fundit të Albin Kurtit për Isa Mustafën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme