Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, paraditën e të hënës i është drejtuar zyrave të partisë, bashkë me vartësit e tij më të lartë.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Aty po qëndron një ekip i arbresh.info, por ende nuk i është drejtuar selisë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Aty nuk janë as edhe ndonjë zyrtarë i lartë i kësaj partie.
Për më tepër, as zëdhënësi, Arlind Manxhuka, nuk i është përgjigjur interesimit të arbresh.info nëse do të ketë një takim të Kurtit me Mustafën gjatë ditës së sotme.
“Po besoj se sot do të kemi një takim me Kurtin, mirëpo akoma nuk e kemi caktuar orën”, u shpreh Mustafa para se të hynte në zyrat e partisë./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës