Haradinaj thotë se marrëveshja për linjën hekurudhore nuk është në dëm të Kosovës

11:35 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja për linjën hekurudhore mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk është në dëm të Kosovës.

Haradinaj tha se e mirëpret një marrëveshje të tillë, shkruan arbresh.info

“Ne kemi hekurudhat që lidhen me Serbinë janë në gjendje të mjerume, jemi në proces të renovimit, është një projekt i madh me BE-në, një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëm Kosovës, janë qindra mijëra njerëz tanë që janë detyru me ra në Serbi, disa prej tyre tani e kanë alternativë edhe aeroplanin”, tha Haradinaj.

Mirëpo sipas kryeministrit në detyrë implementimi i një marrveshje të tillë merr kohë, pasi siç thotë edhe vet ai hekurudhat në vend janë në gjendje të mjerueshme.

“Mund të jetë edhe treni një opsion, nuk është ndonjë ofertë e mirfilltë tash për tash, praktikisht është një infrastrukturë shumë e dobët, jo aq adekuate për përdorim”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/176859380085620/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme