Java do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së hënë do të vijojë në kushte të paqëndrueshme ku territori shqiptar do të mbizotërohet nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa reshjet e deborës mbetën në zonat malore, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 16°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë./OraNews
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?