Google ADS

Vdekja e foshnjave në Berat, mjeku: Shkaku mbetet ende enigmë

22:13 | 26 Janar 2020
Arbresh Info

Shefi pavionit të Pediatrisë Vladimir Kumaraku u shpreh se shkaku i vdekjes së dy foshnjave është mister deri tani.

Ai tha se prindërit i sollën pa shenja jete, ndërsa tani priten përgjigjet nga mjekësia ligjore.

“Dy fëmijët binjakë erdhën në repartin e Pediatrisë pa shenja jete, kishin filluar shenjat që vdekja ka ndodhur minuta përpara. U mbajtën në repart derisa erdhi policia e Beratit, drejtoria, mjekësia ligjore dhe pastaj filluam procedurat për shkakun.

Është një ngjarje që na trondit të gjithëve, por shkaku mbetet enigmë. Ardhja e tyre ishte rreth orës 10:00 dhe u bënë të gjitha veprimet. U dërguan në morgun e spitalit, atje vijoi më pas procedura. Nuk kanë qenë fëmijë në ndjekje mjekësore deri në çastin e vdekjes, familjarët nuk paraqitën gjë konkrete, por i sollën pa shenja jete” tha ai për Report.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme