Spanja ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të luajtur të dielën në Stokholm, Spanja e ka mposhtur Kroacinë me rezultat 22:20. Ndeshja finale e Evropianit 2020, është vendosur vetëm në aksionet e fundit.
Për Spanjën është titulli i dytë i Evropës. Kampion ishte edhe në vitint 2018. Kroacia mbetet pa titull të Evropës, ndërsa ka fituar medaljen e argjendtë për herë të tretë. Aleix Gomez ka shënuar 5 gola për Spanjën në finale, sa i kishte edhe Domagoj Duvnjak për Kroacinë. Duvnjak është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit evropian. Golashënuesi më i mirë ishte norvegjezi Sander Sagosen me 65 gola, kurse lojtari më i mirë mbrojtës ishte gjermani Hendrik Pekeler.
Shtatëshja më e mirë e Evropianit përbëhet nga: Gonzalo Perez de Vargas (portier – Spanjë), Blazh Janc (alo e djathtë – Slloveni), Jorge Maqueda (bek i djathtë – Spanjë), Igor Karaçiq (qendër – Kroaci), Sander Sagosen (bek i majtë – Norvegji), Magnus Jondal (alo e majtë – Norvegji), Bence Banhidi (pivot – Hungari)./arbresh.info.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’