Google ADS

Koronavirusi në Kinë, 10 mësues shqiptarë kërkojnë ndihmë: Jemi të rrezikuar, na ndihmoni të kthehemi në Shqipëri

15:52 | 26 Janar 2020
Arbresh.info

Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze kërkojnë ndihmë për t’u rikthyer në Shqipëri.

Mësuesi M. Corja kontaktoi me gazetarin e Top Channelit, të cilit përmes një mesazhi i thotë se janë të rrezikuar.

“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”, thotë Corja.

Ai apelon për ndihmë dhe tregon se ka ende shqiptarë në provinca të ndryshme të Kinës.

“Këtu në Changsha një qytet me 7 milion banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë qe ka 18 te infektuar por ka me shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”, shton ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme