Manchester City prek çerekfinalen e FA Cup, shpartallon Fulhamin

15:52 | 26 Janar 2020
Arbresh Info

Manchester City ka mposhtur me rezultat të thellë Fulham në kuadër të 1/16 e FA CUp.

Kampioni i Anglisë mposhti me rezultat të thellë 4 – 0 Fulham, skuadër e cila mbeti me 10 lojtarë në minutën e gjashtë, transmeton portali arbresh.info.

Gundogan zhbllokoi shifrat në minutën e tetë duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa pas 11 minutave Silva dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

https://twitter.com/EmiratesFACup/status/1221421312721199104

https://twitter.com/EmiratesFACup/status/1221423881938001920

Edhe në pjesën e dytë më të mirë u treguan vendasit, Jesus trefishoi rezultatin në minutën e 73-të derisa pas tre minutave i njëjti shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Cityn.

Kujtojmë që sot (e diele) në kuadër të FA Cup do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera: Tranmere – Manchester United dhe Shrewsbury – Liverpool./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme