Organizata “Let’s Do It Kosova” ka organizuar sot aksion pastrimi në liqenin e Badocit

11:04 | 26 Janar 2020
Arbresh.info

Ilir Avdullahu, kryeshefi ekzekutiv në KRU Prishtina, tha se qëllimi i këtij aksioni është ta pastrojmë liqenin. Gjithashtu dha një mesazh për ata persona qe shihen duke hedhur mbeturina.

“Qëllimi është qe ta pastrojmë është fat i mirë falënderojmë qytetarët, dhe ne si kompani kemi dal ta mbështesim këtë aksion. Njerëzit e pa ndërgjegjshëm po hedhin mbeturina dhe po ndotet liqeni.
Mesazhi për qytetarët është se ata që shihen duke hedhur mbeturina do të dënohen sepse këtu qindra kosovar furnizohen me ujë të pijshëm.”, tha ai.

Baton Bekolli nga grupi në mbrojtje të liqenit të Badocit, tha se qëllimi kryesor për ne është ngritja e vetëdijes së qytetarëve.

“Ne si grup ju kemi përgjigjur fyeses se qytetarëve. Nuk është vetëm ky liqen që po kërcënohet ka dhe shumë të tjera, por qëllimi kryesor është ngritja e vetëdijes së qytetarëve, së paku të rinjtë po e vërejnë qe ka vlerë ky pastrim.”, ka thënë ai.

Miftar Jashari vullnetar për të pastruar në Badoc tha se qëllimi kryesor i imi është që të pastrohet liqeni.

“Nuk është hera e parë që unë marrë pjesë në këso aktiviteti por qëllimi im kryesore është që të pastrohet liqeni pasi që tani është mundësia pasi ka rënë niveli i ujit”, thotë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/204247690753733/?__xts__%5B0%5D=68.ARCr52FpXFKdsgxzDu74uonkb_nII13JQMWYoXGUKbLOOKWfe5hbedyvIlgrXGUfkWShQaCZhvLaGiywKC7dRWkCZeLHZFr3uwYG6j0dUIVooue1pBlkz-4SkgY3FgBzbHIdymuWXoFvaaPFlsUcjxjjoP0lp7_dw__xuneNgWqNc8tb9NyyBLLh-PwdQy9OWENM36LqdAPl1vreI-JiRFH6Npccd95iUO997AfsEeYBy3g_VBPb0Qexzr6g-hsDC-7gSkJjFP3KTZpgDLIo1T7pr3AOgCmYpdLhnqqAFOzDTXXcU84yil9XqlpowYyphuAc0n_QN8TWNfaplotsmzokcIB6ig_HUFY&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme