Këpucëtaria është njëra nga zanatet më të vjetra që po praktikohet nga mbarë shqiptarët.
Në mesin e shumë zejeve të cilët tashmë dalë-ngadalë kanë filluat të zbehen, këpucëtaria ka arritur t’i mbijetojë kohës dhe të praktikohet ende në kryeqytet.
Edhe pse të rinjtë e ditës së sotme nuk e shohin si profesion fitimprurës, Ragip Tëvërlani, i cili me vite të tëra merret me këtë punë, thotë se është i kënaqur me interesin e qytetarëve, shkruan arbresh.info.
“Jam i banor i Prishtinës. Këtë zeje e praktikoj që 30 vite. E kam mësuar vet këtë zanat nuk e kam trashëguar nga askush. Unë kam pasur punë gjithmonë, ndoshta edhe pse përveç këpucëtarisë merrem edhe përpunimin e lëkurës. Prishtina është qytet i madh, dhe ka shumë njerëz ndoshta edhe për këtë arsyeje ky profesion ende nuk është shuar.”, tha Tëvërlani
Ai më tutje tregon edhe arsyen se pse ky zanat vazhdon të ketë interes nga qytetarët.
“Tashmë qytetarët kur blejnë këpucë duhet të vijnë e t’i zgjerojnë ato. Sepse këpucët po prodhohen në një standard, dhe natyrisht që gjithkujt nuk po i përshtatet dhe është i detyruar të bëjë ndërhyrje aty. Ndërkaq vite më parë secila këpucë prodhohej duke marrë masat nga secili person, por tani po prodhohen në mënyrë serike”, shprehet Tëvërlani.
Ragip Tëvërlani, deklaron se këtë profesion do të vazhdojë ta praktikoj edhe më tutje./A.Begolli/arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë