Krzysztof Piatek është në shitje këtë afat kalimtar, por vetëm për çmimin e kërkuar nga Milani.
Sulmuesi polak nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme këtë sezon te Rossonerët dhe hapësirat janë minimizuar edhe më shumë me ardhjen e Zlatan Ibrahimovicit.
Situata e tij ka bërë që Piatek të pëlqehet dhe kërkohet shumë nga klubet evropiane, sidomos anglez.
Tottenham Hotspur, Crystal Palace, Newcastle në Ligën Premier dhe Barcelona në La Liga janë klubet që kanë shprehur më shumë interesim.
Megjithatë, sipas mediumit italian Calciomercato, klubeve të lartcekura u është thënë se sulmuesi Piatek nuk është i gatshëm për huazim, por vetëm për shitje.
Kuqezinjtë nga San Siro thuhet se kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për yllin e tyre.
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt