Google ADS

Avioni iranian bën ulje emergjente në aeroportin e Teheranit

09:19 | 26 Janar 2020
Arbresh.info

Një aeroplan iranian është detyruar të bëj ulje emergjente në një aeroport të Teheranit, ka njoftuar këtë të shtunë agjencia e lajmeve Mehr.

Avioni, i cili sapo ishte nisur nga Teherani për në Stamboll, u detyrua të kthehej për shkak të një problemi teknik dhe kreu ulje emergjente në aeroportin e Mehrabad, por raportohet se nuk ka pasur asnjë lloj dëmi për pasagjerët apo ekuipazhin e avionit.

Nuk jepen detaje shtesë rreth problemit teknik që ka hasur aeroplani, i cili i përkiste kompanisë “Iran Airtour”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme