Vazhdon të mos ketë ende një datë të saktë për rikthimin e Eden Hazard.
Hazard mungon që nga nëntori i vitit të kaluar, kur u dëmtuar në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së.
U raportua se lëndimi nuk është i rëndë, por janë bërë dy muaj që Eden është jashtë fushe.
Ai tani ka nisur stërvitjet i veçuar, por se kur do të kthehet, nuk e di as Zinedine Zidane.
“Nuk mund të ju them se kur do të kthehet sepse sapo ka filluar të prekë topin dhe më nuk ka dhembje. Nga java e ardhshme do të ketë më shumë kontakte me topin. Pak nga pak do të bëhet më mirë dhe shpresoj së shpejti të kthehet me grupin. (S’mund të themi kur do të kthehet), por ne jemi të kënaqur me mënyrën se si ai evoluon dhe shpresoj ta rikuperojmë atë shpejt”, deklaroi Zizu. /Gazeta Express/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?