Vushtrri, një veturë shkel këmbësorin

20:33 | 25 Janar 2020
A. B.

Një veturë ka goditur këmbësorin në  Vushtrri.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku një veturë ka goditur një këmbësor, ku si rezultat këmbësori ka marrë lëndime trupore.

Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Kemi marrë informacion se ka ndodhur një incident në Vushtrri, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një veturë ka goditur një këmbësor, ku si rezultat këmbësori ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosvoës (QKUK). /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme