Qeveria kineze do të ndërpresë udhëtimet e organizuara në Kinë dhe jashtë vendit, në përgjigje të epidemisë së pneumonisë virale që ka shkaktuar vdekjen e 41 personave në vend dhe është përhapur në disa kontinente, njoftoi sot televizioni publik kinez.
“Duke nisur nga dita e hënë, agjencitë kineze të udhëtimeve nuk mund të shesin më rezervime hotelesh, as udhëtime për grupe”, theksoi stacioni televiziv CCTV.
Disa raste të kontaminimit në Azinë Paqësore, në Evropë dhe në SHBA u janë atribuar këto ditët të fundit personave të ardhur nga Kina, ku epidemia u shpall në dhjetor.
“Epidemia e pneumonisë virale që ka shkaktuar të paktën 41 të vdekur, po përshpejtohet dhe e ka përballur Kinën me një situatë të rëndë”, pranoi sot presidenti Xi Jinping, duke bërë thirrje për të riforcuar autoritetin e regjimit komunist.
Koronavirusi i ri, i shfaqur në dhjetor në pjesën qendrore të vendit, ka prekur rreth 1300 persona në Kinë dhe është përhapur në disa vende, përfshirë Francën dhe SHBA-në./ATSH/
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...