Matteo Politano do ta ketë të hënën testet mjekësore me Napolin, pasi u arrit marrëveshja me Interin, si huazim për 2.5 milion me detyrim blerje për 19 milionë euro.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, detajet e fundit të marrëveshjes u zgjidhën sot (e shtunë) dhe Politano do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme mjekësore të hënën.
Ai tashmë kishte testet mjekësore javën e kaluar me Romën, natyrisht, por shkëmbimi me Leonardo Spinazzola u anulua nga Interi.
Napoli besohet se do t’i paguaj menjëherë 2.5 milion euro Interit për një periudhë huazimi prej 18 muajve.
Pas huazimit ekziston detyrimi i blerjes për 19 milionë euro tjera në korrik të 2021, së bashku me dy milion euro tjera si bonuse të mundshme.
Politano nuk u pajtua me formacionin 3-5-2 të Antonio Conte dhe nuk kishte hapësira, por do të jetë një shtesë e vlefshme në formacionin 4-3-3 të Gennaro Gattusos.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion