Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel konfirmon se Layvin Kurzawa është në negociata të avancuara për një transferim te Juventusi, me Mattia De Sciglio që do të shkojë në anën tjetër.
Mediumit francez L’Equipe raportoi të premten pasdite në lidhje me këtë shkëmbim dhe menjëherë burime të shumta thoshin se marrëveshja ishte bërë praktikisht.
Këtë pasdite, trajneri i PSG, Tuchel njoftoi në konferencën e tij për shtyp se Kurzawa dhe Edinson Cavani nuk do të jenë në skuadrën e tyre për t’u përballur me Lille nesër (e diel).
“Tashmë unë i kam dhënë miratimin këtij shkëmbimi, por asgjë nuk është vendosur ende midis dy klubeve”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Situata është ende e hapur, kështu që kjo është arsyeja pse Kurzawa nuk do të jetë në skuadrën kundër Lille”, përfundoi trajneri gjerman.
Ka raporte nga Franca që Kurzawa tashmë e ka zbrazur dollapin e tij në terrenin e stërvitor te Paris Saint-Germain.
Mbetet të shihet se çfarë sistemi do të marrë kjo shkëmbim, sepse ka sugjerime që Juventus duan edhe një shumë të hollash në mënyrë që të dorëzojnë De Sciglion.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...